DESHMIA #00402
Unë protestoj sepse ia arritën t'i fikin shpresën një brezi të tërë, në mos më shumë. Ndryshim rrënjësor!
Verifiko që je njeri për të hyrë.
Shtoni arsyen tuaj pse protestoni:
Anonime — s'ruajmë asnjë të dhënë për ty. Mbetet vetëm zëri yt.
Pse kjo faqe?
DESHMIA #00402
Unë protestoj sepse ia arritën t'i fikin shpresën një brezi të tërë, në mos më shumë. Ndryshim rrënjësor!
DESHMIA #00401
Unë protestoj sepse më ka ardhur në majë hundës me të gjithë këta që bëjnë sikur na drejtojnë. Sepse kam frikë për ardhmen time e asgjë s'duket e sigurtë.
DESHMIA #00400
Unë protestoj sepse nepotizmi ka arritur majat dhe ka kaluar kufijtë në çdo funksion të këtij shteti, arsimi, shëndetësia, etj! Puna duhet marrë me merite!
DESHMIA #00399
Unë protestoj sepse jam lodhur duke dëgjuar që ky vend nuk bëhet. Këtë vend e bëjmë ne, nuk bëhet vetë! Dhe po nuk bëmë ne sot, kush do e bëjë?
DESHMIA #00398
Unë protestoj se po vidhemi çdo ditë.
DESHMIA #00397
Unë protestoj sepse shëndetësia falas më griu nga lekët.
DESHMIA #00396
Unë protestoj sepse duhet të eci të paktën 25 minuta për të çuar fëmijët në një park dinjitoz.
DESHMIA #00395
Unë protestoj sepse ndihem e huaj në vendin tim.
DESHMIA #00394
Unë protestoj sepse atdheu nuk duhet shitur! Vendi i përket Shqiptarëve, për Shqiptarët!
DESHMIA #00393
Unë protestoj sepse dua që fëmija im nesër të mos marrë rrugët e kurbetit për të mbijetuar por të jetoj në Shqipëri 🇦🇱
DESHMIA #00392
Unë protestoj sepse nuk kam një shtëpi ku të fus kokën edhe nëse punoj 12 orë në ditë nuk ngop barkun me bukë
DESHMIA #00391
Unë protestoj sepse kam një vëlla të aksidentuar me 1 këmbë që 18 vjeç. Ka nevojë për protezë eci por të trauma i shesin protezat miliona lek e ne nuk kemi mundësi.
DESHMIA #00390
Unë protestoj sepse rroga nuk me del për të ngrënë fund të muajit jam e mbytur në kredi duke shkolluar e vetme një fëmijë. Vij nga divorci i dhunës në familje.
DESHMIA #00389
Unë protestoj sepse besoj se arsimi dhe shëndetësia kanë nevojë për ndryshim të thellë, për një sistem ku qytetari të ketë dinjitet, mundësi dhe shpresë.
DESHMIA #00388
Unë protestoj sepse shëndëtesia është keq, drejtësia, arsimi po ashtu nuk funksionojnë dhe meritokracia mungon. Për fëmijët e mi që të qëndrojnë këtu në Shqipëri.
DESHMIA #00387
Unë protestoj sepse mbështetja e personave dhe shtresave në nevoje është 0 nga shteti. Mireqenia sociale është mizerabël dhe njerëzit nuk mbyllin dot muajin
DESHMIA #00386
Unë protestoj sepse dua një të ardhme më të mirë, pa frikë e korrupsion, ku sundon meritokracia, drejtësia e hekurt, arsimi e shëndetësia cilësore.
DESHMIA #00385
Unë protestoj sepse është mbushur parlamenti me injorante kriminele analfabete, që blejnë ap. pa pikë problemi, ndërkohë që unë s'po paguaj dot as qirane
DESHMIA #00384
Unë protestoj sepse Shqipëria po shitet e po blihet nga izraelitet, që mos të kthehet në një Palestine të dytë
DESHMIA #00383
Unë protestoj sepse mami im i bënte kimiot ulur në një karrige si kafshë, se nuk kishte shtretër mjaftueshëm. Ndërkohë 4 mln euro për 1 natë dhe jo për paciente
DESHMIA #00382
Unë protestoj sepse onkologjiku nuk ka ilaçe për trajtimin e pacienteve me kancer, duke i vrarë në këtë mënyrë me vetëdije.
DESHMIA #00381
Unë protestoj sepse nga arsimi i lartë fasadë po detyrohemi ti dërgojmë fëmijët të studiojnë jashtë se kanë humbur besimin të ky shtet i kalbur
DESHMIA #00380
Unë protestoj sepse arsimi ka marrë fund. Vetëm fasade as nuk pyet njeri çfarë bëhet të ora mesimit vetëm rrena raportohen
DESHMIA #00379
Unë protestoj sepse vjedhin drejtoret e administrates hapur as KLSH nuk i ben gjë se e korruptojnë. Ushtrojnë presion për vota kur vjen fushatë.
DESHMIA #00378
Unë protestoj sepse është mbushur administrata me të pa aftë që s'kane mbaruar as shkollat e larta disa dhe vijne e ikin kur të duan se kane drejtorin mik.
DESHMIA #00377
Unë protestoj sepse ky sistem na e shpifi dhe te njëjtit politikan na e shpifen njerëz te pafytyre që shfrytëzojn vendin dhe popullin mos u ndalni njerëz
DESHMIA #00376
Unë protestoj sepse administrata jonë është për faqe të zezë
DESHMIA #00375
Unë protestoj sepse spitali onkologjik në Tiranë është vendi më i korruptuar, pa ilaçe, trajtime e pagesa nën dorë.
DESHMIA #00374
Unë protestoj sepse është e drejtë ime të ngre zërin kundër padrejtësie, korrupsionit, keqmenagjimit të fondeve publike.
DESHMIA #00373
Unë protestoj sepse nuk ua fal kurre që na dekurajuan dhe na detyruan të linim Shqipërinë! Unë protestoj për mungesën e meritokracisë e për onkologjikun.
DESHMIA #00372
Unë protestoj sepse kam biznes privat dhe brenda 1 jave kisha 7 kontrolle thua se kishim bërë krim !! Sa e sa arsye të tjera kam për të protestuar........
DESHMIA #00371
Unë protestoj për shkollimin dhe të ardhmen e fëmijëve të mi!! Për drejtësinë e munguar në këtë vend. Për burokracitë dhe korrupsionin në administratë.
DESHMIA #00370
Unë protestoj sa herë që mami im merr pensionin sepse nuk i mjafton as për bukën e gojës.
DESHMIA #00369
Unë protestoj për gjithë vuajtjet që babi im kaloi te onkologjiku dhe jo vetëm kaq por mjeket na përplasanin dhe derën në fytyrë.
DESHMIA #00368
Unë protestoj sepse,per shkak te këtij sistemi politik,ku percmohen vlerat e ku dominon kulti i maskarait,mu desh te lija gjithçka e te emigroja..
DESHMIA #00367
Unë protestoj sepse duhet anulluar ligji 21/2024
DESHMIA #00366
Unë protestoj sepse brezi im i lindur në vitet 70-80 nuk pati guxim të ndryshonte asgjë, u servilosen e sot mbijetojnë! Dua të mbështes të rinjtë!
DESHMIA #00365
Unë protestoj sepseme hoqen prindërit padrejtesisht nga puna. Se fëmijët e mi nuk do kene ku te luajne. Se do me duhet te marr avionin te kurohem nqs semurem.
DESHMIA #00364
Unë protestoj sepse babait tim i hoqen kempin dhe pse stage 4, që fëmija im të jetojë atje ku ka meritokraci.
DESHMIA #00363
Unë protestoj sepse kam provuar në lëkurë kushtet e spitaleve sidomos Pediatrisë së përgjithshme, për mamane time që e hoqen nga puna duke vënë partiak etj etj
DESHMIA #00362
Unë protestoj sepse në Elbasan nuk ka ngelur analfabet pa u bërë pedagog, drejtor, shef dhe qytetari i thjeshtë i arsimuar e i edukuar diskriminohet hapur!
DESHMIA #00361
Unë protestoj sepse pasi mbarova lejen e lindjes më thanë pozicioni yt i punës është transferuar në Tiranë! Ose rri, ose ik!!!
DESHMIA #00360
Unë protestoj sepse dua që ligji 21/2024 të zbehet dhe si formë ndëshkimi të largohet dhe kjo qeveri
DESHMIA #00359
Unë protestoj sepse dua që fëmijët e mi nesër mos të marrin rrugët e Evropës sic i mori babai im dhe unë pas atij.
DESHMIA #00358
Unë protestoj sepse jam mirë vetëm atëherë kur të gjithë shqiptarët jan mirë
DESHMIA #00357
Unë protestoj sepse sistemi shëndetsor është katastrofë në Lushnje dhe kudo në Shqipëri të dërgojnë në klinika private që të përfitojnë lek.
DESHMIA #00356
Unë protestoj sepse deputetët analfabetë, injorantë dhe halabakë në parlament nuk më përfaqësojnë. Horrat e kanë vendin në burg ose në rrugë jo në institucione!
DESHMIA #00355
Unë protestoj sepse është e papranueshme tallja, poshtërimi & zhvatja që i bëhet shqiptarve. Shfrytëzoj privilegjin tim për të ngritur zërin për ata që s'munden
DESHMIA #00354
Unë protestoj sepse nuk dua që fëmijët e mi të ikin nga Shqipëria sapo të bëhen në moshë madhore.
DESHMIA #00353
Unë protestoj sepse kjo mazhorancë nuk më përfaqeson, nga një votues i kësaj qeverie.
DESHMIA #00352
Unë protestoj sepse shteti ynë është kthyer në funksion të pushtetarëve dhe jo qytetarëve. Niveli i deputetëve dhe qeveritarëve është i neveritshëm dhe banal
DESHMIA #00351
Unë protestoj sepse na u largua familja në emigracion kur janë afër pensionit. Po jetojmë pa motrat, vëllezërit, nipa e mbesa, pa gjysh e gjyshe po ngelim qyqe.
DESHMIA #00350
Unë protestoj sepse spitalet, arsimi, policia nuk janë më shtetërore por private. Stop korrupsionit dhe abuzimit, stop largimit të Shqipëtarëve.🇦🇱🦅
DESHMIA #00349
Unë protestoj sepse nuk dua që të jem i ri i rradhës në listën e gjatë të të rinjve që emigruan. Dhe po ashtu se dua Atdheun tim vërtet!
DESHMIA #00348
Unë protestoj sepse rroga ime është e imja, dhe jo tmë kërkoj lekë rrogë drejtoresha e përgjithshme që e emëron kryeministri ...
DESHMIA #00347
Unë protestoj sepse administrata ka drejtor dhe shefat sektori idiot që s'dinë as Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë...
DESHMIA #00346
Unë protestoj sepse akademia e shkencave zgjedh si anëtarë kuadrot e partisë dhe jo kontribuuesit e vërtetë me index të kërkimit shkencor
DESHMIA #00345
Unë protestoj për onkologjikun... dhe mbi të gjitha ligjin e barnave që marrim ilaçe të skaduar nga Serbia që prodhohen enkas për Shqipërinë
DESHMIA #00344
Unë protestoj sepse nuk blej dot shtëpi, me këto çmime dhe këto paga
DESHMIA #00343
Unë protestoj sepse shoh që në Shqipëri nuk duan ti sjellin mjekimet si në Ballkan por na thonë të largohemi. E pamë me K. West që para gjejnë por nuk duan.
DESHMIA #00342
Unë protestoj sepse prindërit e mi u larguan nga Shqipëria sepse nuk gjenin punë dhe më kanë larguar nga familja.
DESHMIA #00341
Unë protestoj për të ardhmen e fëmijëve të mi këtu. Na iku jeta pa arritur pa një vend tonin ku të fusim kokën në pleqëri. Shkolla më të mira e meritokraci. Shëndetësi e drejtësi për të gjithë.
DESHMIA #00340
Unë protestoj sepse dua që bashke me fëmijët të jetojmë këtu, sepse po na detyrojnë të ikim bashke me fëmijët!
DESHMIA #00339
Unë protestoj sepse isha studente kur babi im u sëmur dhe duhet të shkepusja shkollën dhe të përdorja nga paratë e bursës studimore për ta kuruar jashtë sepse Shqipëria nuk kishte kushte.
DESHMIA #00338
Unë protestoj sepse nuk mund të lejoj që vendi im të shitet. Gjaku i shqiptarit nuk bëhet ujë. Nuk mund të pranoj që 80% e popullësisë të mbijetojë e 20% të vjedhin mundin e djersën e njerëzve të drejtë.
DESHMIA #00337
Unë protestoj sepse puna e ndershme, arsimi real, meritokracia po denigrohen në mënyrën më të dhunshme nga gangesterat analfabet. Ne nuk meritojme të quhemi sorra dhe korba. Ne jemi Shqipënja!
DESHMIA #00336
Unë protestoj sepse për njerëzit dhe kafshët e këtij vendi nuk ka as minimumin e shërbimeve. Nuk ka spitale, nuk ka shkolla, nuk ka drejtësi dhe mbi të gjitha nuk ka shtet. Turp!
DESHMIA #00335
Unë protestoj sepse po na mashtrojnë, po na tallin dhe po na përbuzen çdo ditë. Kemi të drejtën tonë të dëgjohemi dhe të protestojmë. Mjaft me tallje fondesh, mjaft vjedhjesh, mjaft me korrupsionin.
DESHMIA #00334
Unë protestoj sepse prindërit e mi kanë punuar fort dhe kanë krijuar një të ardhme për ne. Nuk dua që të le prindrit që kanë dhënë gjithçka për mua dhe të iki jashtë vetëm sepse shteti nuk punon për ne.
DESHMIA #00333
Unë protestoj sepse e dua vendin tim. Dhe nuk dua që vendi im të shitet dhe unë si shumë të tjera të largohem dhe të la pas shtëpinë, prindërit, kujtimet. Dua që e ardhmja ime të jetë këtu.
DESHMIA #00332
Unë protestoj sepse dua anullim të ligjit 21/2024, atë të paketës së maleve dhe atë të investitorit strategjik. Me këto 3 ligje, Shqipëria po falët në tavolinë.
DESHMIA #00331
Unë protestoj sepse dua të ndalohet çdo betonizim në zonat e mbrojtura. ❌21/2024❌ fck oligarchs!
DESHMIA #00330
Unë protestoj sepse nuk dua që vendi im të shitet për interesa personale, sepse dua që çdo gjë të funksionojë ashtu siç duhet të jetë, protestoj sepse NUK dua më Zegjine, arrogante, rrugaçë e kriminale
DESHMIA #00329
Unë protestoj sepse kam frikë të shkoj në spital kur kam një hall, sepse ndihem e kërcënuar nga bluzat e bardha!
DESHMIA #00328
Unë protestoj sepse meritokracia është shitur me të dyja duart, sepse mungesa e saj ka ushqyer korrupsionin dhe ka rritur ineficencën.
DESHMIA #00327
Unë protestoj sepse në vendin tim jam ndjere e pa vlerësuar kur kam kërkuar një vend pune
DESHMIA #00326
Unë protestoj sepse doktorat nëse nuk i ngopë me lek të vdesin. Se spitali katastrofë, ilaçet e skkaduara, kempin e han politikanet, natyra e bukur shqiptare po shitet, dua anullimin e ligjit 21/2024.
DESHMIA #00325
Unë protestoj sepse Shqipëria në vitin 2026 nuk ka ujë, drita, familje që vdesin urie, që u hiqen dritat se nuk kanë të paguajnë kurse politikanet vjedhin e nuk paguajnë. Për pensionet që tallen.
DESHMIA #00324
Unë protestoj sepse kerkoj anullimin e ligjit 21/2024. Për shëndetësinë, për arsimin, për korrupsionin, për arrogancën që kanë pushtetarët karshi popullit, për institucionet që pa futur dorën në xhep nuk
DESHMIA #00323
Unë protestoj sepse kerkoj anullimin e ligjit 21/2024, anullimin e shitjes se tokave bujqesore, te pakesin e maleve, dua te marr fryme e lirë ne vendin tim
DESHMIA #00322
Unë protestoj sepse Shqipëria një vend i bekuar nga i madhi Zot po i mallkuar nga kryehajdutet po shkatërrohet, po shitet çdo cm tokë, protestoj për anullimin e ligjit 21/2024, shëndetësinë, arsimin e
DESHMIA #00321
Unë protestoj për spitalet që janë skandal, bujqësinë, të gjitha prodhimet e fermerëve tanë të vegjël po hidhen posht, protestoj çmimet e larta, protestoj për rrogat qesharake,
DESHMIA #00320
Unë protestoj sepse shqiptarët meritojnë të jetojnë në mënyrë dinjitore si gjithë Evropa.
DESHMIA #00319
Unë protestoj sepse Shqipëria është në rrezik të madh, dhe na takon neve të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë ta shpetojmë. Whatever it takes.
DESHMIA #00318
Unë protestoj sepse drejtori i tatimeve blinte fustan të kuq të Myslym Shyri dhe detyronte sekretaret ta merrnin e ta vishnin kur ishin në zyre.
DESHMIA #00317
Unë protestoj sepse njerëzit e drejtë po shtypen nga arroganca gangsterlike e nënpunësve social.
DESHMIA #00316
Unë protestoj sepse dua që fëmija im të rritet, të jetoj të punoj dhe të shijoj vendin e vet. Meqe burimet dhe kushtet janë por e pengon vetëm udheheqja, atëherë kjo duhet të ndryshoj. Duhet të luftoj!
DESHMIA #00315
Unë protestoj sepse ligji duhet të jetë në funksion të qytetarëve dhe jo të disave. Protestoj sepse nuk besoj në kultin e individeve (Rama v Berisha). Protestoj sepse prindërit e mi jetojnë akoma atje.
DESHMIA #00314
Unë protestoj që Shqipëria të mbetet e shqiptarëve dhe vetëm e tyre. Të anulohen ligjet dhe projektet e zhvatjes nga jugu në veri. Për: arsimin, shëndetësinë, familjen, drejtësinë dhe cilësinë e jetës.
DESHMIA #00313
Unë protestoj sepse e besoj që Shqipëria do bëhet dhe ka shprese për tu bërë përherë më mirë.
DESHMIA #00312
Unë protestoj sepse për kurimin e familjjareve të sëmurë mënyra e vetme është të hapen gofundme për të mbledhur leket.
DESHMIA #00311
Unë protestoj sepse Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e oligarkëve që u rrjedh gjak tradhëtarësh në vena.
DESHMIA #00310
Unë protestoj sepse ky vend i favorizuar nga zoti me të gjitha të mirat e natyres po falet për të tjerat edhe për ne shtetasit këtu thon që ky vend nuk behet ste jep siguri shteti jo vendi
DESHMIA #00309
Unë protestoj sepse jam shqiptare dhe e dua atdheun tim të jetë më mirë.
DESHMIA #00308
Unë protestoj sepse Kuvendi Shqiptar është i mbushur me deputet e ministra pa shkollë e pa diplomë.
DESHMIA #00307
Unë protestoj sepse kam 10 vite që jetoj larg familjes time dhe i takoj 5 ditë në vit.
DESHMIA #00306
Unë protestoj sepse Shqipëria është në rrezik. Nuk jemi kavje laboratori për liderin suprem dhe liderat pedofil e genocidial të botës.
DESHMIA #00305
Unë protestoj sepse jam detyruar të largohem dhe të lë gjithçka pas. Dua të jetoj afër familjes, por nuk bëhem dot asset për familjen dhe veten, pa u shitur, në një Shqipëri Diktatoriale.
DESHMIA #00304
Unë protestoj sepse nuk është vetëm Zvërneci po tërë Shqipëria nga jugu në veri është i dhënë me projekte që nuk respektojnë natyrën, intensitetet urbane e as anën arkeologjike.
DESHMIA #00303
Unë protestoj sepse Shqipëria nuk mund të kthehet në një Palestinë të dytë vetëm e vetëm se disa tradhetarë kombi me vetëm 1 firmë në letër vendosin të shesin atdheun.
DESHMIA #00302
Unë protestoj sepse është turp për një shtet të këtij në parlament specie si Sara e Zegjineja. Ku arroganca e fodulleku janë tiparet dalluese të atyre që (nuk) na përfaqësojnë.
DESHMIA #00301
Unë protestoj sepse fëmija im nesër nuk e meriton të rritet në 1 vend pa arsim, pa shëndetesi, pa meritokraci, me diplomë universiteti që do e kualifikoje vetëm për kamarier në biznese oligarkesh
DESHMIA #00300
Unë protestoj sepse kjo qeveri (dhe paraardhesja) nuk ka mbajtur asnjë premtim dhe vetëm sa na kanë vjedhur në kaq vite.
DESHMIA #00299
Unë protestoj sepse jam lodhur nga Edi Rama dhe Sali Berisha
DESHMIA #00298
Unë protestoj sepse nuk ndihem e përfaqësuar nga politikanët e këtij vendi (nga askush që është në parlament) dhe jam e zhgënjyer tmerrësisht nga shumë figura të politikës.
DESHMIA #00297
Unë protestoj sepse në këtë shtet një çift i ri s'mund të blej kurrë shtëpi me këto çmime dhe të ëndërrojë të bëj fëmijë. Një Dubai i 2 për oligarkët dhe kriminelët, jo për Shqiptarët e ndershëm.
DESHMIA #00296
Unë protestoj sepse gjithçka po shkon në drejtim të gabuar dhe nuk ndihem më e përfaqësuar nga ky establishment që ka mbyllur çdo perspektive për meritokracinë
DESHMIA #00295
Unë protestoj që kushdo parti do qeveris në të ardhmen, të mendohet 100 herë, përpara se të ndjekë gjurmët e kësaj qeverie që është tani.
DESHMIA #00294
Unë protestoj sepse nuk krijuan një sistem arsimor të denjë për të fëmijët, por një arenë gladiatorësh ku fiton ai që bullizon më shumë dhe ka prindërit me post të lartë në shtet, dhe mësuesit heshtin
DESHMIA #00293
Unë protestoj sepse nuk dua që të dërgjem në kushte skandaloze spitalore, s'dua të helmohemi me ushqime që nuk kontrollohen nga autoritete të caktuara, dhe të mos trajtohem si leckë në vendin tim.
DESHMIA #00292
Unë protestoj sepse unë dua të gjej një punë më të përshtatshme për një student si puna ime.
DESHMIA #00291
Unë protestoj sepse premtuan që Shqiptarët do merrnin tokat e vjedhura, dhe do jetonin të lirë në to.
DESHMIA #00290
Unë protestoj sepse zëri i të rinjve është lënë në harresë, së bashku me shqetësimet e tyre, dhe merren parasysh vetëm kur i joshin nëpër aktivitete rinore për t'i bërë FRESH-ista(sufllaqe)
DESHMIA #00289
Unë protestoj për abuzimin me fondet e rindërtimit të banesave në kombinat, për nivelin skandaloz të arsimit dhe për hemoragjinë demografike.
DESHMIA #00288
Unë protestoj sepse na kanë gënjyer për 36 vite, çdo ditë me radhë, që "punojnë" për të krijuar një shtet demokratik për popullin Shqiptar, dhe do vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë nëse nuk ikin.
DESHMIA #00287
Unë protestoj sepse mendoj se zëri i të rinjve është lënë në harresë, së bashku me shqetësimet e tyre, dhe merren parasysh vetëm kur i joshin për t'i bërë FRESH-ista (sufllaqe).
DESHMIA #00286
Unë protestoj sepse gjëndja me të cilën e gjeta babin pas operacionit në Shqipëri më zhduku çdo shpresë se do të kem një të ardhme këtu.
DESHMIA #00285
Unë protestoj sepse nuk me jepet mundësia të krijoj jetën time në një shtëpi timen, sepse këtu pastrohen lekët dhe çmimet e apartamenteve janë në stratosfere. Unë protestoj për onkologjikun!
DESHMIA #00284
Unë protestoj sepse unë nuk e dua vendin tim të drejtohet nga dy pushtetarë të padenjë si Edi Rama dhe Sali Berisha.
DESHMIA #00283
Unë protestoj sepse arsimi publik dhe shëndetësia publike dhe drejtësia kanë rënë në gremine.
DESHMIA #00282
Unë protestoj që prindërit e mi të kurohen në shtet dhe jo ti dërgoj shtetin në privat! Eksperience personale!
DESHMIA #00281
Unë protestoj sepse jam votues i majtë dhe jetoja më mirë kur ishte e djathta në pushtet 🤯
DESHMIA #00280
Unë protestoj sepse dua që fëmijët e mi ta njohin Shqipërinë autoktone dhe jo të shitur.
DESHMIA #00279
Unë protestoj sepse arsimi publik dhe shëndetësia publike dhe drejtësia kanë rënë në gremë.
DESHMIA #00278
Unë protestoj sepse kam ankth që fëmijët e mi po rriten mes llumit intelektual e mjedisor.
DESHMIA #00277
Unë protestoj sepse dua ti jap një shans vendit tim dhe mos të zgjedh emigrimin për një jetë më të mirë.
DESHMIA #00276
Unë protestoj sepse ndjej që po jetojmë në një propagandë komuniste.
DESHMIA #00275
Unë protestoj sepse nuk dua që Shqipëria të shkatërrohet.
DESHMIA #00274
Unë protestoj sepse kur të vij në Shqipëri femija im të lahet kur ti doje bibilushi, jo kur të vijë uji nga shteti.
DESHMIA #00273
Unë protestoj sepse kam të punësuar 35 persona e në fund të muajit kam ankth nëse duhen paguar taksat apo rrogat më përpara. Mua klientet më paguajnë në rastin më të mirë pas 3 muajsh
DESHMIA #00272
Unë protestoj për kushtet skandaloze që ofrohen nëpër spitale, nga një mjeke e ardhshme që si parim ka trajtimin e pacientëve jo ti përcjell ata nga mungesa e mjekimeve apo trajtimeve.
DESHMIA #00271
Unë protestoj sepse nuk dua të iki nga vendi im dhe dua një vend më të mirë për të jetuar.
DESHMIA #00270
Unë protestoj sepse nuk dua që vendi im të drejtohet nga njerëz që nuk na përfaqësojnë
DESHMIA #00269
Unë protestoj sepse nuk ndihem e përfaqesuar. Ndihem e pashprese në vendin tim me atë lloj politike që kemi.
DESHMIA #00268
Unë protestoj sepse jemi në vitin 2026 edhe prindërit e mi në fshat nuk kanë akoma ujë të pijshëm
DESHMIA #00267
Unë protestoj sepse nuk dola për një parti; dola për fëmijët e mi e për një vend ku ia vlen të rrish.
DESHMIA #00266
Unë protestoj sepse fëmija rritet duke parë se pa diçka në dorë s'lëviz asgjë, e kjo është plaga jonë më e thellë.
DESHMIA #00265
Unë protestoj për gjithë këtë fallco të madhe, të ngritur vetëm për t'u dukur.
DESHMIA #00264
Unë protestoj sepse shteti ekziston vetëm për të fortët, e për ne të tjerët ka vetëm gjoba, radhë e dyer të mbyllura.
DESHMIA #00263
Unë protestoj për biznesin e vogël që e mbysin me taksa, ndërsa të mëdhenjve ua falin borxhet.
DESHMIA #00262
Unë protestoj sepse uria e vërtetë s'duket në statistikat e tyre, duket vetëm në tavolinat tona bosh.
DESHMIA #00261
Unë protestoj sepse çdo projekt na e shesin si mrekulli, por është veç fasadë për foto, pa asnjë vlerë për ne.
DESHMIA #00260
Unë protestoj sepse fëmijët regjistrohen në shkollë, por dalin pa ditur as si ta mbajnë një jetë të vetën.
DESHMIA #00259
Unë protestoj sepse policia rrinte e shikonte kur rojet e oligarkut rrahën protestuesit, atë ditë e kuptova gjithçka.
DESHMIA #00258
Unë protestoj sepse na qeverisi për vite si i paprekshëm, e doli se pallati i tij ishte ngritur mbi paratë tona.
DESHMIA #00257
Unë protestoj sepse të paditurit na qeverisin me arrogancë, ndërsa të diturit i detyruan të ikin.
DESHMIA #00256
Unë protestoj sepse na qeverisin njerëz që s'dinë as të dëgjojnë, e injorancën e mbulojnë me arrogancë.
DESHMIA #00255
Unë protestoj sepse bregun ma shitën një të huaji me çmimin e një kafeje, e mua s'më lanë as të kaloj.
DESHMIA #00254
Unë protestoj sepse shkolla e fshatit u mbyll këtë vit, sepse nuk kishte më fëmijë sa të mbushnin as një klasë të vetme.
DESHMIA #00253
Unë protestoj sepse çdo gjë rritet, buka, nafta e qiraja, dhe vetëm dinjiteti ynë po ulet nga dita në ditë.
DESHMIA #00252
Unë protestoj sepse gjithçka është shtrenjtuar veç rrogës sime, që prej vitesh ka mbetur e ngrirë në vend.
DESHMIA #00251
Unë protestoj sepse drejtësia peshon sipas xhepit; i pasuri del i pastër, i varfri paguan edhe atë që s'e bëri.
DESHMIA #00250
Unë protestoj sepse na thonë se ekonomia po rritet, por unë e shoh vetëm në xhepin e oligarkëve, kurrë në timin.
DESHMIA #00249
Unë protestoj sepse paraja e pistë u fut në treg e i ngriti çmimet për të gjithë, ndërsa rroga jonë mbeti aty ku ishte prej vitesh.
DESHMIA #00248
Unë protestoj sepse na duan të heshtur e të bindur, por ne dolëm sot që fëmijët tanë të mos e trashëgojnë këtë frikë.
DESHMIA #00247
Unë protestoj sepse buka, qumështi dhe vezët tani kushtojnë më shumë se në Evropë, ndërsa rroga jonë mbeti po aty.
DESHMIA #00246
Unë protestoj sepse 30 vjet presim kthimin e pronës që na e mori regjimi, e shteti prapë na tregon dyer të mbyllura.
DESHMIA #00245
Unë protestoj sepse Tirana u bë luks për investitorët dhe ferr për ne që lindëm këtu, e s'është më vendi ynë.
DESHMIA #00244
Unë protestoj sepse gjyshi im jeton vetëm në një shtëpi me katër dhoma, sepse të katër nipërit ia mori kurbeti.
DESHMIA #00243
Unë protestoj sepse 30 vjet na premtuan të njëjtat gjëra e s'na mbajtën asnjë, njëra palë pas tjetrës.
DESHMIA #00242
Unë protestoj sepse fëmija im pyet pse shoku ka gjithçka e ne s'kemi, dhe unë s'di si t'ia shpjegoj këtë padrejtësi.
DESHMIA #00241
Unë protestoj sepse askush s'na thotë ku shkuan paratë e taksave tona, veç i shohim te kullat e të pasurve.
DESHMIA #00240
Unë protestoj sepse prona e trashëguar nga tre breza u shpall e shtetit me një vulë, dhe ne mbetëm pa asgjë.
DESHMIA #00239
Unë protestoj sepse na quajtën brez i humbur, por ky brez i humbur doli sonte të kërkojë vendin që të tjerët na e vodhën.
DESHMIA #00238
Unë protestoj sepse nuk dua që fëmija im të rritet duke menduar se e vetmja rrugë për sukses është ikja apo vjedhja.
DESHMIA #00237
Unë protestoj sepse qëllimisht ia mbushën mendjen brezit të vjetër me frikë e me gënjeshtra, që të mos shohin kush ua vodhi jetën.
DESHMIA #00236
Unë protestoj sepse ligjet i ndryshojnë sa herë t'u teket, që pronarin e vërtetë ta bëjnë kurdoherë hajdut mbi tokën e vet.
DESHMIA #00235
Unë protestoj sepse investojnë në fasada e sheshe, jo në kokat e fëmijëve, e pastaj çuditemi pse më të mirët tanë na ikin një nga një.
DESHMIA #00234
Unë protestoj sepse kur një gazetar bën një pyetje, e nxjerrin nga salla, kaq pak e durojnë ata të vërtetën.
DESHMIA #00233
Unë protestoj për babin tim i cili rin në fund të muajit me pak lek dhe kursen sepse i vjen turp të më kërkoi lek.
DESHMIA #00232
Unë protestoj për arrogancen e kryministrit që mendon se është mbi të gjithë dhe që brezi ri nuk e kupton
DESHMIA #00231
Unë protestoj sepse çdo javë në fshatin tim mbyllet edhe një derë, dhe kanë mbetur vetëm pleqtë e fotot e fëmijëve që ikën.
DESHMIA #00230
Unë protestoj sepse sa kohë do ta pranojmë të na vjedhin e të na tallin njëkohësisht, sikur të mos kemi as sy as vesh.
DESHMIA #00229
Unë protestoj sepse dola sonte në shesh me mijëra të tjerë, pasi heshtja jonë 30-vjeçare mori fund.
DESHMIA #00228
Unë protestoj sepse na kanë rrjepur për së gjalli me çmime, ndërsa ata lart hapin kulla e blejnë jahte.
DESHMIA #00227
Unë protestoj sepse buka u shtrenjtua, nafta u shtrenjtua, qiraja u shtrenjtua — vetëm rroga jonë mbeti e ngrirë e palëvizur në vend.
DESHMIA #00226
Unë protestoj sepse kur i kërkojmë llogari, kryeministri buzëqesh e tallet, sikur dhimbja jonë të ishte shaka.
DESHMIA #00225
Unë protestoj sepse sa më i paditur e sa më servil, aq më lart ngjitet në këtë qeveri — meritokracia këtu u kthye përmbys.
DESHMIA #00224
Unë protestoj sepse e vetmja festë që bëjmë tani është kur dikush kthehet për pushime, sepse gjithë viti kalon pa ta.
DESHMIA #00223
Unë protestoj sepse votat tona i kanë të skeduara në një listë, çdo familje me patronazhistin e vet mbi kokë.
DESHMIA #00222
Unë protestoj sepse mjekët tanë po ikin një nga një, e ne mbetemi në reparte pa mjek e pa asnjë shpresë.
DESHMIA #00221
Unë protestoj sepse drejtësia s'duhet të kapë vetëm peshqit e vegjël, por edhe të mëdhenjtë që u fshehën vite të tëra pas pushtetit.
DESHMIA #00220
Unë protestoj sepse na e vodhën edhe detin, edhe malin, edhe qetësinë e fundit.
DESHMIA #00219
Unë protestoj sepse ky është revolucioni i një brezi që s'e uli më kokën, që e kuptoi më në fund se heshtja s'na solli kurrë asgjë.
DESHMIA #00218
Unë protestoj sepse mediat s'po e tregojnë të vërtetën për protestat, sikur populli në rrugë të mos ekzistonte.
DESHMIA #00217
Unë protestoj për padrejtësinë ku ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë.
DESHMIA #00216
Unë protestoj sepse s'na dëgjon njeri atje lart, sepse sa herë ngremë zërin na kthejnë vetëm tallje e arrogancë.
DESHMIA #00215
Unë protestoj sepse s'besoj më as njërën palë as tjetrën, se të gjithë hanë nga i njëjti tenxhere.
DESHMIA #00214
Unë protestoj sepse më të mirët tanë ikën, e tani sjellin punëtorë nga larg për të punuar për pak lekë.
DESHMIA #00213
Unë protestoj sepse kriminelët u bënë të pasur e të paprekshëm, ndërsa i ndershmi mbeti i varfër e i dënuar për vetë ndershmërinë e tij.
DESHMIA #00212
Unë protestoj sepse çdo drejtor sillet si perandor i vogël, që s'ta jep të drejtën pa ta lagur më parë dorën.
DESHMIA #00211
Unë protestoj sepse shumë familje sot zgjedhin mes ushqimit e ilaçeve, dhe kjo në një vend që na e quajnë me krenari 'në zhvillim'.
DESHMIA #00210
Unë protestoj sepse na thonë se para ligjit jemi të barabartë, por disa dalin gjithmonë më të barabartë se ne.
DESHMIA #00209
Unë protestoj sepse te ne s'ke asnjë të drejtë pa mik e pa para, e meritokracia këtu është përrallë për budallenj.
DESHMIA #00208
Unë protestoj sepse në Tiranë një apartament kushton sa 30 vjet rrogë, dhe prapë na pyesin pse s'blejmë shtëpi.
DESHMIA #00207
Unë protestoj sepse fëmijët po mësojnë se e drejta fitohet vetëm me mik e me para, dhe kjo më vret më shumë se çdo gjë.
DESHMIA #00206
Unë protestoj sepse na dërgojnë ndihma e projekte, por ato zhduken rrugës te të njëjtët emra që i gjejmë kudo ku ka para për të vjedhur.
DESHMIA #00205
Unë protestoj sepse m'u desh të blija edhe shiringat, edhe pambukun, edhe dorezat, sepse spitali s'kishte fare asgjë.
DESHMIA #00204
Unë protestoj sepse sistemi t'i mëson vjedhjen që në derë: paguan për vendin e punës, pastaj vjedh që të kthesh atë që dhe.
DESHMIA #00203
Unë protestoj sepse na premtuan drejtësi e na dhanë një ministër virtual, sikur korrupsionin ta fshihte një ekran.
DESHMIA #00202
Unë protestoj sepse punoj e paguaj taksa çdo muaj, e prapë për çdo shërbim publik më duhet të nxjerr para nga xhepi.
DESHMIA #00201
Unë protestoj sepse nëna ime ende beson se nesër do të jetë më mirë, dhe unë nuk dua ta zhgënjej më kurrë.
DESHMIA #00200
Unë protestoj sepse tenderat u shkojnë miqve të pushtetit, ndërsa ne presim me vite për një rrugë a një çati.
DESHMIA #00199
Unë protestoj sepse miliona euro të vjedhura u zhdukën në xhepat e pak vetëve, dhe askush ende s'i ka kthyer një lek llogari popullit.
DESHMIA #00198
Unë protestoj për aeroportin që po ngrenë mbi lagunën e mbrojtur ku dimërojnë flamingot.
DESHMIA #00197
Unë protestoj sepse mjeku më dërgoi te një klinikë private të njohurve të tij, që aty të marrë komisionin nga xhepi im.
DESHMIA #00196
Unë protestoj sepse pothuajse çdo post shtetëror u bë mënyrë për të bërë para, jo për t'i shërbyer njeriut që mban këtë vend me taksa.
DESHMIA #00195
Unë protestoj sepse na e morën shtëpinë me buldozer në 4 të mëngjesit dhe na lanë në rrugë pa asnjë kompensim.
DESHMIA #00194
Unë protestoj sepse lagunën me flamingë duan ta shesin, sikur bukuria e këtij vendi të ishte pronë e tyre.
DESHMIA #00193
Unë protestoj për portin që po e bëjnë marina jahtesh, ndërsa banorët i nxjerrin në rrugë.
DESHMIA #00192
Unë protestoj për inceneratorët që i paguam qindra milionë e s'dogjën kurrë asgjë.
DESHMIA #00191
Unë protestoj sepse na thonë të zgjedhim mes tyre, por të dyja palët hanë nga i njëjti tas mbi kurrizin tonë.
DESHMIA #00190
Unë protestoj sepse nëna e një shoku ndërroi jetë vetëm në shtëpi, ndërsa i biri s'e kapi dot avionin në kohë.
DESHMIA #00189
Unë protestoj sepse gazetarin që pyet vështirë e heshtin, e atë që lëpin e ngrenë; kështu na e ndërtuan të vërtetën.
DESHMIA #00188
Unë protestoj sepse pyet cilindo në rrugë e do të marrësh të njëjtën përgjigje: janë të gjithë të korruptuar.
DESHMIA #00187
Unë protestoj sepse familja ime shpenzon gati gjysmën e të ardhurave vetëm sa të vërë bukën në tryezë.
DESHMIA #00186
Unë protestoj sepse paguan taksat gjithë jetën, e kur sëmuresh spitali publik të kthen si lypës te farmacia private.
DESHMIA #00185
Unë protestoj sepse rezultatet e nxënësve tanë ranë më poshtë se kurrë, e prapë na thonë se arsimi po reformohet.
DESHMIA #00184
Unë protestoj sepse e di mirë se Shqipëria nuk shitet, sado që përpiqen.
DESHMIA #00183
Unë protestoj sepse spitalet s'kanë as gjërat më të thjeshta, e ne paguajmë taksa sikur të jetonim në Zvicër.
DESHMIA #00182
Unë protestoj sepse ia dhanë tokën oligarkut me letra në rregull, e ne mbetëm pa çati mbi kokë, ky është shteti ynë.
DESHMIA #00181
Unë protestoj sepse shtëpinë ma prishën si të paligjshme, kurse pallatet e miqve të tyre u legalizuan brenda natës.
DESHMIA #00180
Unë protestoj sepse të lënë në mëshirë të fatit, kështu ndihesh kur hyn në një spital ku mungon çdo gjë.
DESHMIA #00179
Unë protestoj për propagandën aq të trashë sa e kap edhe një fëmijë.
DESHMIA #00178
Unë protestoj sepse pleqtë tanë mbetën vetëm, pa fëmijë pranë e me një pension që s'të mban dot as gjallë.
DESHMIA #00177
Unë protestoj sepse ilaçet janë pothuajse të gjitha të importuara e të pakontrolluara, e shpesh na kushtojnë sa gjysma e rrogës.
DESHMIA #00176
Unë protestoj sepse postet e kryeinfermierëve në spitale i hedhin në ankand — vendos kush jep më shumë, jo kush di më shumë.
DESHMIA #00175
Unë protestoj sepse kërkojmë vetëm një jetë me dinjitet, jo luks — thjesht të mos na poshtërojnë çdo ditë.
DESHMIA #00174
Unë protestoj sepse na përçanë brez pas brezi — të vjetrit i trembën, të rinjtë i lodhën — që të mos ngriheshim kurrë bashkë në një zë.
DESHMIA #00173
Unë protestoj sepse shteti u bë një treg ku çdo vulë ka çmimin e vet, dhe ne paguajmë për çdo firmë.
DESHMIA #00172
Unë protestoj sepse mësuesit tanë i paguajnë sa për të mbijetuar, e pastaj presin që ata të na rrisin një brez të denjë e të ndershëm.
DESHMIA #00171
Unë protestoj sepse besoj se nga kjo errësirë do lindë një mëngjes, sepse një popull që më në fund u zgjua nuk mundet dot më kurrë.
DESHMIA #00170
Unë protestoj sepse prindërit e mi kursyen tërë jetën dhe prapë s'mund të më ndihmojnë të blej një shtëpi sot.
DESHMIA #00169
Unë protestoj sepse të dyja palët na tradhtuan, si opozita si pozita, e premtimet i harruan sapo erdhën në pushtet.
DESHMIA #00168
Unë protestoj sepse ujin e pijshëm e privatizuan, e tani paguajmë shtrenjtë për diçka që dikur ishte e jona.
DESHMIA #00167
Unë protestoj sepse djali im 24 vjeç më thotë se këtu vetëm mbijetohet e nuk jetohet, dhe unë s'kam çfarë t'i përgjigjem.
DESHMIA #00166
Unë protestoj sepse gjyshja ime 70 vjeçe lufton në gjyq për shtëpinë e vet, ndërsa policia i tërheq zvarrë të drejtën.
DESHMIA #00165
Unë protestoj sepse fondet që vijnë nga BE-ja e nga organizatat për popullin përfundojnë në xhepat e pak individëve me akses te pushteti.
DESHMIA #00164
Unë protestoj sepse durimi ynë mori fund; mjaft na morën për budallenj.
DESHMIA #00163
Unë protestoj sepse shkoj në pazar me një listë dhe kthehem me gjysmën, sepse çmimet ngjiten çuditërisht çdo javë.
DESHMIA #00162
Unë protestoj sepse nëpunësi që paguhet me taksat e mia më sillet sikur i bëj lëmoshë kur kërkoj atë që më takon.
DESHMIA #00161
Unë protestoj sepse ndryshuan ligje të tëra që bregdeti të bëhej i shitshëm, dhe pastaj e shitën.
DESHMIA #00160
Unë protestoj sepse babai im punoi ndershëm gjithë jetën, e sot i vjen turp që s'na la një vend më të mirë.
DESHMIA #00159
Unë protestoj sepse u bë turp të jesh i ndershëm në një vend ku dinaku shpërblehet e i drejti mbetet gjithmonë prapa.
DESHMIA #00158
Unë protestoj sepse paguaj dritat, ujin dhe qiranë, dhe në fund të muajit më mbeten para në dorë vetëm borxhet.
DESHMIA #00157
Unë protestoj sepse fabrikat derdhin helm në lumë e peshku del i ngordhur, por lejet ua firmosin prapë.
DESHMIA #00156
Unë protestoj sepse me një rrogë të vetme nuk del muaji, e lëre pastaj të ëndërrosh për një jetë pak më të mirë.
DESHMIA #00155
Unë protestoj sepse po i humbasim vlerat tona, e një vend pa vlera s'ka shpirt.
DESHMIA #00154
Unë protestoj sepse e dua këtë vend me një dashuri që dhemb, sepse e shoh të bukur nga natyra e të plagosur rëndë nga vetë njerëzit e tij.
DESHMIA #00153
Unë protestoj sepse në një anë kulla e xhipa, në anën tjetër pensionistë që mbledhin shishe — ky është vendi im.
DESHMIA #00152
Unë protestoj sepse këtu s'ka punë pa para; blen vendin e punës e pastaj vjedh sa të nxjerrësh atë që dhe.
DESHMIA #00151
Unë protestoj sepse postet i marrin ata me figurë e me lidhje, jo ata me dije, e pastaj çuditemi pse s'ecën asgjë në këtë vend.
DESHMIA #00150
Unë protestoj sepse çmimet ngjiten çdo javë e askush s'jep llogari, sikur uria e familjeve tona të mos ishte fare punë e shtetit.
DESHMIA #00149
Unë protestoj sepse studentët dolën në rrugë për një arsim më të mirë, e premtimet u harruan sapo u shua zhurma.
DESHMIA #00148
Unë protestoj sepse mësuesit tanë paguhen aq pak sa më të mirët ikin, e fëmijët mbeten pa kë t'i mësojë si duhet.
DESHMIA #00147
Unë protestoj për zyrtarët me diploma të blera që na mësojnë ne për ndershmëri.
DESHMIA #00146
Unë protestoj sepse kemi naftën tonë nën këmbë, e prapë e paguajmë më shtrenjtë se gjithë rajoni, sepse dikush lart fiton nga xhepi ynë.
DESHMIA #00145
Unë protestoj sepse mjekët, mësuesit e inxhinierët tanë i gëzon Evropa, e neve na mbetën vetëm premtimet.
DESHMIA #00144
Unë protestoj sepse një nënë me foshnjën në krahë priste orë të tëra në urgjencë, ndërsa askush nuk vinte t'i shihte.
DESHMIA #00143
Unë protestoj sepse hapin shesh të ri me shirit e gërshërë, ndërsa spitali rri pa ngrohje e shkolla pa çati.
DESHMIA #00142
Unë protestoj për kulturën ku gjithçka blihet, deri te roja i parkingut.
DESHMIA #00141
Unë protestoj sepse votën na e blejnë me një punë a me pak lekë, se e dinë sa lehtë e shet urinë një njeri i uritur.
DESHMIA #00140
Unë protestoj sepse çmimi për metër katror u trefishua, ndërsa rroga jonë mbeti si njëzet vjet më parë.
DESHMIA #00139
Unë protestoj për ministrat pa shkollë që vendosin për fatin e një vendi të tërë.
DESHMIA #00138
Unë protestoj sepse ky vend të nxjerr me shkelma dhe pastaj të quan tradhtar që ike, kur faji ishte vetëm i tyre.
DESHMIA #00137
Unë protestoj sepse e shesin vendin copë-copë, e bashkë me të shesin edhe kujtimet, edhe të ardhmen tonë.
DESHMIA #00136
Unë protestoj sepse punoj tërë muajin dhe prapë s'arrij t'i çoj fëmijët as edhe një herë të vetme me pushime.
DESHMIA #00135
Unë protestoj sepse në spital më thanë ose vdis ose shko bli vetë ilaçet, sepse as paracetamol s'kishte në repart.
DESHMIA #00134
Unë protestoj sepse në spital s'kishte as termometër; m'u desh ta blija çdo ditë, ngaqë ma vidhnin sërish.
DESHMIA #00133
Unë protestoj sepse shtresa e mesme po zhduket — ose je i pasur me lidhje, ose i varfër që lufton për bukë; mes s'ka mbetur më.
DESHMIA #00132
Unë protestoj sepse sa kryetarë e ministra na i nxori drejtësia hajdutë, aq shpejt na thonë sërish të besojmë.
DESHMIA #00131
Unë protestoj sepse çdo lagje ka patronazhistin e vet që na skedon si dosje, sikur të mos ishim qytetarë por thjesht numra vote.
DESHMIA #00130
Unë protestoj sepse çdo mbrëmje ekrani na thotë sa mirë jemi, ndërsa ne fikim dritat sa të kursejmë faturën.
DESHMIA #00129
Unë protestoj sepse televizionet flasin çdo natë për gjithçka, veç për zërin e popullit që bërtet jashtë.
DESHMIA #00128
Unë protestoj sepse më vjen turp që heshtëm kaq gjatë.
DESHMIA #00127
Unë protestoj sepse dua që fëmijët e mi të mos protestojnë nesër për të njëjtat plagë që na i lanë sot pa i shëruar.
DESHMIA #00126
Unë protestoj sepse dua të rri në atdheun tim, por atdheu im nuk po më jep asnjë arsye të vetme për të qëndruar.
DESHMIA #00125
Unë protestoj sepse sa herë pyes një të ri ku i ka shokët, përgjigjja është gjithmonë e njëjtë, jashtë shtetit.
DESHMIA #00124
Unë protestoj sepse opozita s'është shpresë, është pasqyrë; kur ishin në pushtet bënë pikërisht të njëjtat vjedhje.
DESHMIA #00123
Unë protestoj sepse drejtësia i kap peshqit e vegjël, kurse ministrat i mbron vetë parlamenti me dorën e vet.
DESHMIA #00122
Unë protestoj për pasuritë e tyre milionëshe që s'dalin me asnjë rrogë shteti.
DESHMIA #00121
Unë protestoj sepse shokët e mi të fëmijërisë sot janë në Londër, Milano e Vjenë, dhe ne takohemi vetëm përmes ekranit.
DESHMIA #00120
Unë protestoj sepse në moshën kur duhet të ndërtoja jetën këtu, po numëroj ditët sa të marr biletën për të ikur.
DESHMIA #00119
Unë protestoj sepse na vjedhin para syve, e kur pyet, të quajnë injorant në vend që të japin një përgjigje.
DESHMIA #00118
Unë protestoj sepse sot flamingu zuri vendin e shqiponjës në flamurin tonë, pasi na e nxorën shpirtin nga trupi.
DESHMIA #00117
Unë protestoj sepse sa herë ndërrohet pushteti ndërrohen vetëm fytyrat, kurse hajdutët mbeten po ata.
DESHMIA #00116
Unë protestoj sepse çdo tender, çdo breg, çdo leje shkon te të njëjtët oligarkë, sikur ky vend të ishte prona e tyre private.
DESHMIA #00115
Unë protestoj sepse sporteli i shtetit u bë pengesë, jo shërbim; të lodhin sa të dorëzohesh e të paguash mikun.
DESHMIA #00114
Unë protestoj sepse amnistia fiskale hapi derën për leket e pisët, që i ngritën çmimet dhe shtypën atë pak shtresë të mesme që na kishte mbetur.
DESHMIA #00113
Unë protestoj sepse Tirana po mbushet me kulla për të huajt, ndërsa ne s'gjejmë dot një qira nën 400 euro.
DESHMIA #00112
Unë protestoj sepse protestat tona i quajnë turmë, zërin tonë injorancë, dhe dhimbjen tonë thjesht e shpërfillin.
DESHMIA #00111
Unë protestoj sepse një vulë që më takon me ligj ma vonojnë me muaj, veç sa të detyrohem të paguaj dikë që ta shpejtojë.
DESHMIA #00110
Unë protestoj sepse na quajnë turmë, injorantë e budallenj, por ne jemi populli që i dha atij atë karrige.
DESHMIA #00109
Unë protestoj sepse kemi çmime si në Evropë dhe rroga si në Afrikë, e kështu na duan, të lodhur e të heshtur.
DESHMIA #00108
Unë protestoj sepse bregdeti nuk shitet, por ata po ua japin oligarkëve copë-copë, ndërsa ne shohim nga larg.
DESHMIA #00107
Unë protestoj sepse te ne s'punon dot as si sanitare pa dhënë ryshfet a pa pasur një mik lart në qeveri.
DESHMIA #00106
Unë protestoj sepse babai im punoi 40 vjet këtu dhe sot më thotë vetëm një gjë, të iki sa jam ende i ri.
DESHMIA #00105
Unë protestoj sepse na mësuan të durojmë, por sot durimi mbaroi.
DESHMIA #00104
Unë protestoj për kryeqytetin që mbeti pa kryetar, sepse atë sot e mban një qeli.
DESHMIA #00103
Unë protestoj sepse u rrënuan qindra shtëpi për një rrugë, familjet u endën rrugëve me muaj, e askush s'u mbajt përgjegjës.
DESHMIA #00102
Unë protestoj sepse ujin që pimë po e ndotin, lumenjtë i mbushën me mbeturina, e askush s'jep llogari.
DESHMIA #00101
Unë protestoj sepse gazetarët që tregojnë të vërtetën i nxjerrin nga salla, e ata që gënjejnë i shpërblejnë.
DESHMIA #00100
Unë protestoj sepse bregdeti ynë u zaptua copë-copë nga të fortët, e sot për të parë detin tënd të duhet të paguash dikë tjetër.
DESHMIA #00099
Unë protestoj sepse më dhemb që fëmijët e mi do ta mbajnë mend këtë vend vetëm nga radhët, gjobat e ikja.
DESHMIA #00098
Unë protestoj sepse qiraja ma ha gati gjithë rrogën, e në fund më mbeten aq lekë sa vetëm të mos vdes nga uria.
DESHMIA #00097
Unë protestoj sepse nëna ime u detyrua të shkojë jashtë shtetit për t'u kuruar, sepse këtu s'i besohej dot jeta.
DESHMIA #00096
Unë protestoj sepse buxheti për shëndetin është më i ulëti në rajon, dhe ne po e paguajmë me vetë jetët tona.
DESHMIA #00095
Unë protestoj sepse djali im mori diplomën dhe gjëja e parë që bëri me të ishte të nxirrte biletën për të ikur.
DESHMIA #00094
Unë protestoj sepse fëmija im lindi këtu, por çdo natë lutem të mos rritet duke menduar vetëm si të ikë prej këtej.
DESHMIA #00093
Unë protestoj sepse një kafe, një simite dhe një biletë autobusi, dhe rroga ime ditore ka marrë fund.
DESHMIA #00092
Unë protestoj sepse opozita sot është vetëm pozita e djeshme që ende s'e ka tretur plaçkën që na vodhi dje.
DESHMIA #00091
Unë protestoj sepse aty ku kanë interes, gjithçka ecën për një ditë; aty ku s'kanë, dosja jote zverdhet me vite.
DESHMIA #00090
Unë protestoj sepse na qeverisin hajdutë të veshur me kostume, e kur protestojmë na presin me gaz e me ujë.
DESHMIA #00089
Unë protestoj sepse na mësuan të mbijetojmë me hile e me mik, jo të jetojmë me punë e me dinjitet — dhe kjo është plaga më e thellë.
DESHMIA #00088
Unë protestoj sepse toka është e imja e me letra në dorë, por ata më quajtën zaptues në pronën e gjyshërve të mi.
DESHMIA #00087
Unë protestoj sepse na ndanë në të majtë e të djathtë, që të mos shohim se të dy krahët na vjedhin njëlloj.
DESHMIA #00086
Unë protestoj për përparësinë që ia japin gjithmonë mikut e kushëririt, kurrë atij që e meriton.
DESHMIA #00085
Unë protestoj sepse shërbimin që ma jep ligji falas, ma shesin si nder vetëm pasi fut diçka nën tavolinë.
DESHMIA #00084
Unë protestoj sepse e vërteta këtu blihet e shitet, prandaj ekranet heshtin kur rruga bërtet.
DESHMIA #00083
Unë protestoj sepse shkolla na jep një diplomë pa vlerë, e pastaj na thonë të garojmë me një botë që investon te fëmijët e vet.
DESHMIA #00082
Unë protestoj sepse detin ku laheshim si fëmijë e kthyen në një kanal të ndotur, e s'i dhemb askujt.
DESHMIA #00081
Unë protestoj sepse dy të rinj që punojnë të dy s'marrin dot një hua për shtëpi, kaq larg na kanë çuar.
DESHMIA #00080
Unë protestoj sepse ndërtohet beton kudo, kulla mbi kulla, por asnjë prej tyre nuk është për njerëz si unë.
DESHMIA #00079
Unë protestoj sepse s'duhen prova; populli e di prej kohësh se çdo karrige lart është ose blerë ose vjedhur.
DESHMIA #00078
Unë protestoj sepse ministrat paguan për të hyrë, tani duhet ta nxjerrin, e ne jemi ata që po e paguajmë.
DESHMIA #00077
Unë protestoj sepse na thonë se s'ka krahë pune, kur vetë i detyruan më të mirët tanë të iknin.
DESHMIA #00076
Unë protestoj sepse gjyshja ime merr një pension nën minimumin jetik dhe zgjedh çdo muaj mes bukës dhe ilaçeve.
DESHMIA #00075
Unë protestoj sepse plazhet u mbushën me çadra private e resorte, ndërsa familjes sime s'i mbeti as një rrip rëre falas për të shkuar.
DESHMIA #00074
Unë protestoj sepse sonte s'jam vetëm, jemi mijëra, dhe për herë të parë prej vitesh ndjej se s'kemi më frikë.
DESHMIA #00073
Unë protestoj sepse gjyshi im nuk shkon më te mjeku, sepse i vjen turp të kërkojë ilaçe që s'i blen dot me pension.
DESHMIA #00072
Unë protestoj sepse tregtarët abuzojnë me çmimet dhe shteti fle, sepse ata që vuajnë nuk kanë as zë as mbrojtje.
DESHMIA #00071
Unë protestoj sepse na qeverisin ministra pa shkollë e pa turp, që na mësojnë ne se si duhet të jetojmë.
DESHMIA #00070
Unë protestoj sepse pankartat tona thonë të vërteta që asnjë ligj s'na i lejon, prandaj kanë frikë prej tyre.
DESHMIA #00069
Unë protestoj sepse shqiptarët ikën të lodhur, e boshllëkun po e mbushin me krahë pune të huaj e të lirë.
DESHMIA #00068
Unë protestoj sepse bregun ku luanim si fëmijë e rrethuan me tela për të pasurit, e na thanë kaloni andej.
DESHMIA #00067
Unë protestoj sepse na shohin si numra në zgjedhje e na harrojnë emrat sapo mbyllen kutitë.
DESHMIA #00066
Unë protestoj sepse na ofruan 10% të vlerës së pronës, të ndarë në 10 vjet, e kjo s'është drejtësi por tallje.
DESHMIA #00065
Unë protestoj sepse çmimet e shtëpive u ngjitën 50% brenda një viti, ndërsa paga ime nuk lëvizi as një lek.
DESHMIA #00064
Unë protestoj sepse për një vend pune në doganë paguan 30 mijë euro, e pastaj detyrohesh të vjedhësh që t'i nxjerrësh ato prapa.
DESHMIA #00063
Unë protestoj sepse pensioni i nënës sime nuk mjafton as për ilaçet, e lëre pastaj për të jetuar me dinjitet.
DESHMIA #00062
Unë protestoj sepse e futën përsëri spiunllëkun si në kohën e komunizmit — fqinji raporton fqinjin, e frika u bë sërish ligj.
DESHMIA #00061
Unë protestoj sepse e gjithë pasuria e vendit u shkon oligarkëve, ndërsa qytetari i thjeshtë s'ka as bukë të sigurt.
DESHMIA #00060
Unë protestoj sepse kjo qeveri e ka ndërtuar padrejtësinë në ADN-në e vet, që ky popull të detyrohet të mbijetojë vetëm duke u përkulur.
DESHMIA #00059
Unë protestoj sepse na ndërtojnë skenografi për kamerat, ndërsa prapa perdes vendi po shembet mbi kokat tona.
DESHMIA #00058
Unë protestoj sepse lagunën me flamingët po e mbulojnë me beton për një resort, sikur natyra jonë të ishte për shitje.
DESHMIA #00057
Unë protestoj sepse mbi 500 mijë pensionistë jetojnë nën minimumin jetik, e për ata lart kjo është vetëm një numër.
DESHMIA #00056
Unë protestoj sepse lutem që dikush atje lart të jetë për popullin e jo për xhepin, por kam frikë se u vonuam.
DESHMIA #00055
Unë protestoj për të njëjtën parti që na qeveris prej mbi një dekade, duke ndërruar vetëm fytyrat.
DESHMIA #00054
Unë protestoj për bregun që ua falën investitorëve me ligje të bëra enkas.
DESHMIA #00053
Unë protestoj sepse njerëz që punuan tërë jetën për këtë vend sot numërojnë lekët për një bukë e pak qumësht.
DESHMIA #00052
Unë protestoj sepse paguam për inceneratorë që s'u ndërtuan kurrë, ndërsa mbeturinat na rrinë prapë para derës.
DESHMIA #00051
Unë protestoj sepse këtu i ndershmi mbetet gjithmonë prapa, kurse dinaku shpërblehet — kështu na e kthyen ligësinë në zakon.
DESHMIA #00050
Unë protestoj sepse sa të vlejë karrigia, aq paguan për të, e pastaj llogarinë ia lë popullit të varfër.
DESHMIA #00049
Unë protestoj sepse ka nga ata që u bënë servilët e pushtetit, e sa më shumë përkulen, aq më shumë pasurohen mbi hallin tonë.
DESHMIA #00048
Unë protestoj sepse nëna vdiq duke kërkuar një çarçaf të pastër që askush s'ia solli — ky është turpi ynë.
DESHMIA #00047
Unë protestoj sepse humba babain duke pritur në një radhë spitali, dhe atë pritje s'do ta fal kurrë.
DESHMIA #00046
Unë protestoj sepse vendet nëpër ministri u kthyen në biznese për njerëzit e lidhur me pushtetin, jo në shërbim për popullin që paguan.
DESHMIA #00045
Unë protestoj sepse shëndeti i grave tona nuk mbështetet e nuk i jepet përparësi, sikur jeta e tyre të vlente më pak se e të tjerëve.
DESHMIA #00044
Unë protestoj për pemët që bëjnë sikur i mbjellin, ndërsa presin dyfishin për beton.
DESHMIA #00043
Unë protestoj sepse disa ngasin makina që kushtojnë sa një jetë punë, e të tjerët s'kanë bukë në fund të muajit.
DESHMIA #00042
Unë protestoj sepse pasuritë e tyre nuk dolën nga puna, por nga djersa jonë dhe nga heshtja që na e imponuan me forcë.
DESHMIA #00041
Unë protestoj sepse kryeministri na flet nga lart, sikur populli t'i detyrohet atij e jo ai neve.
DESHMIA #00040
Unë protestoj sepse disa ministra i mbron ende imuniteti, ndërsa qytetari i thjeshtë s'ka asnjë mbrojtje para ligjit.
DESHMIA #00039
Unë protestoj për faturat e dritave që s'i përballon dot familja, në një vend që prodhon vetë energji.
DESHMIA #00038
Unë protestoj sepse shumë familje si imja u thyen nga një shtet që s'ishte kurrë aty kur pati nevojë.
DESHMIA #00037
Unë protestoj për koncesionet që ua dhanë miqve, ndërsa ne paguajmë për çdo shërbim që dikur ishte falas.
DESHMIA #00036
Unë protestoj sepse na rrahën të prangosur e na mohuan ndihmën mjekësore, dhe këta e quajnë veten shtet ligjor.
DESHMIA #00035
Unë protestoj sepse besoj se ky brez s'do të heshtë më, pasi e pa me sytë e vet që heshtja s'na solli asgjë.
DESHMIA #00034
Unë protestoj sepse vendin e punës që e meritoja ia dhanë djalit të një zyrtari, e mua më thanë të prisja radhën.
DESHMIA #00033
Unë protestoj sepse duan të ndryshojnë ligjet për të mbrojtur veten, jo për të mbrojtur ne.
DESHMIA #00032
Unë protestoj sepse disa zyrtarë të lartë përfunduan në qeli, e ky duhet të jetë vetëm fillimi i llogarisë që kanë për të dhënë të gjithë.
DESHMIA #00031
Unë protestoj sepse oligarkët u bënë perandorë mbi kurrizin tonë, ndërsa ne numërojmë lekët për një bukë të vetme.
DESHMIA #00030
Unë protestoj sepse shumë vetë e mashtrojnë sistemin, sepse vetë sistemi e bëri mashtrimin të vetmen mënyrë për të mbijetuar këtu.
DESHMIA #00029
Unë protestoj sepse nëna ime u sëmur dhe kujdesin ia bën një fqinjë, sepse fëmijët e saj i ka larg në kurbet.
DESHMIA #00028
Unë protestoj sepse babai im pret me muaj për një vizitë, kurse kush jep ryshfet kalon i pari te dera e mjekut.
DESHMIA #00027
Unë protestoj sepse çdo pankartë sonte është një plagë e vjetër që më në fund guxoi të flasë me zë.
DESHMIA #00026
Unë protestoj sepse babai punoi 45 vjet dhe në fund shteti i dha një pension me të cilin s'blen dot as drutë e dimrit.
DESHMIA #00025
Unë protestoj sepse një diplomë shqiptare sot vlen sa letra ku është shkruar, dhe kjo na dhemb të gjithëve.
DESHMIA #00024
Unë protestoj për median që na e blenë me paratë tona, që të heshtë kur ne bërtasim.
DESHMIA #00023
Unë protestoj sepse i hoqën sytë një brezi të tërë e i bënë veshët e qeverisë, që të mos shohin padrejtësinë por vetëm të bindin.
DESHMIA #00022
Unë protestoj sepse na thanë rrini e besoni, dhe ne besuam 30 vjet derisa shpresa e tejzgjatur na u bë zhgënjim.
DESHMIA #00021
Unë protestoj sepse investohet në fasada e sheshe, por jo në kokat e fëmijëve që janë e vetmja pasuri që na mbet.
DESHMIA #00020
Unë protestoj sepse sterilizimin, çekapin e librat ua dhanë privatëve të tyre, që fitimin ta nxjerrin nga shëndeti ynë.
DESHMIA #00019
Unë protestoj sepse u dhanë 3% ngritje pensioni ndërsa çmimet u rritën dyfish, e kjo s'është ndihmë por përqeshje.
DESHMIA #00018
Unë protestoj sepse u bë normale të paguash për çdo gjë të vogël, se sistemi na e futi vjedhjen si mënyrë jetese.
DESHMIA #00017
Unë protestoj sepse gjyshërit tanë ende besojnë televizorin që i gënjen, sepse dikush lart e ka interes t'i mbajë të verbër.
DESHMIA #00016
Unë protestoj sepse tre breza të familjes sime jetuan në këtë qytet, dhe unë do të jem i pari që do ta lë bosh.
DESHMIA #00015
Unë protestoj sepse tokën tonë ua shesin të huajve për një copë buke, ndërsa bijve të këtij vendi s'u mbetet asgjë.
DESHMIA #00014
Unë protestoj sepse spitalin onkologjik e quajnë spitali i vdekjes, sepse ilaçet mungojnë e aparatet janë prishur.
DESHMIA #00013
Unë protestoj sepse po e shkruaj këtu, ngaqë asnjë ekran s'do ta tregojë, që bota ta dijë çfarë po ndodh.
DESHMIA #00012
Unë protestoj sepse çdo shesh, çdo park e çdo breg u zaptua nga betoni i të pasurve, dhe hapësira jonë e përbashkët thjesht u zhduk.
DESHMIA #00011
Unë protestoj sepse s'na dëgjon njeri sado që bërtasim, prandaj sonte bërtasim edhe më fort.
DESHMIA #00010
Unë protestoj për spitalin ku paguan edhe vendin e pritjes, kur në qendrat tregtare parkingu është falas.
DESHMIA #00009
Unë protestoj sepse vëllai im mori avionin për Gjermani dhe në aeroport nuk qamë nga gëzimi, por nga inati që ky vend nuk e mbajti dot.
DESHMIA #00008
Unë protestoj sepse tokën e të parëve po ua japin oligarkëve, ndërsa trashëgimtarët e vërtetë i quajnë zaptues.
DESHMIA #00007
Unë protestoj sepse nëna ime u nda nga jeta pa dinjitet, në një spital ku askush s'u kujdes për të.
DESHMIA #00006
Unë protestoj sepse na e rrëzuan teatrin në mesnatë, ashtu siç na rrëzojnë çdo gjë që na përket të gjithëve.
DESHMIA #00005
Unë protestoj sepse jam 30 vjeç e punoj çdo ditë, por s'mund të ëndërroj një shtëpi timen në qytetin ku linda.
DESHMIA #00004
Unë protestoj sepse kur pushteti thotë se do largohet në 2030, e kupton se na sheh si budallenj që durojnë gjithçka.
DESHMIA #00003
Unë protestoj sepse na qeverisin hajdutët e veshur me kostume, e prapë presin që t'u themi faleminderit.
DESHMIA #00002
Unë protestoj sepse edhe unë po mbush dokumentet për të ikur, jo se dua, por se këtu s'ka të ardhme për fëmijët e mi.
DESHMIA #00001
Unë protestoj sepse na duan të frikësuar e të përçarë, sepse një popull që ka frikë nga fqinji nuk bashkohet kurrë në shesh.